TIRANE – Këngëtarja Silva Gunbardhi ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Lalushe”, të cilën kësaj radhe e sjell në bashkëpunim me këngëtarin Defri.

silva

Në fakt, Silva duket të ketë një fiksim të veçantë pas “lalushëve”, pasi ishte pikërisht kënga “Të ka lali shpirt”, e cila i solli suksesin e jashtëzakonshëm këngëtares shqiptare. Punën e madhe për këtë projekt, këngëtarja Gunbardhi e shprehu edhe përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

“Pas njè pune dy mujore në montazh sot ju prezantoj me këngën e re LALUSHE! Shumë falënderime të përzemërta super talentit Defri Dervishi, i cili besoi dhe investoi në këtë projekt, faleminderit “As Recording”, Max Production, Lorel make up artist, Joni Peçi! Më në fund Lalusheeeee”, shkruan ajo.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb