TIRANE – Këngëtarja Dafina Zeqiri në një intervistë në emisionin “1 Kafe me Labin” ka sqaruar çështjen e prejardhjes së saj. Javë më parë ajo ishte akuzuar se ka mohuar prejardhjen e saj shqiptare, duke prezantuar veten në mediat amerikane si suedeze.
Zeqiri ka hyrë në tregun ndërkombëtar me këngën e saj “Four Seasons”, në të cilën paraqitet edhe reperi i mirënjohur French Montana.Vibe ditë më parë kishte shkruar se, “French Montana i bashkohet yllit suedez të popit, Dafina Zeqiri në videoklipin e saj ‘Four Seasons’”.
“Të gjithë ata, që më njohin e dinë se kam lind dhe jam rrit në Suedi, kur kisha 17 vjet kam ardhur në Kosovë. Mediat në Amerikë i referohen vendit ku jam lind. Unë gjithmonë i bëj me dije gazetarëve që nuk do të kisha qenë kjo Dafinë që jam sot pa karrierën dhe përvojën në Kosovë”- ka thënë Dafina Zeqiri.
(er.cu/Balkanweb)
