TIRANE – Dy lëndë ushqyese janë të rëndësishme për forcimin e kockave: kalciumi dhe vitamina D. Kalciumi forcon strukturën e kockave dhe dhëmbëve, ndërsa vitamina D përmirëson absorbimin e kalciumit dhe rritjen e kockave.

Këto lëndë ushqyese janë shumë të rëndësishme në fazat e para të jetës, por mund t’ju ndihmojnë edhe ndërsa plakeni. Nëse prekeni nga osteoporoza, një sëmundje që karakterizohet nga kocka të brishtë dhe të thyer, marrja mjaftueshëm e kalciumit dhe vitaminës D mund të ndihmojë në ngadalësimin e zhvillimit të sëmundjes dhe parandalimin e frakturave.
Personat nën 50 vjeç duhet të marrin 1000 ml kalcium dhe 200 IU vitaminë D në ditë. Ndërsa ata mbi 50 vjeç duhet të marrin 1,200 ml kalcium dhe 400-600 IU vitaminë D.
Këto lëndë ushqyese mund t’i merrni nga këto 8 ushqime.
1. Kosi
Shumë njerëz e marrin vitaminën D nga ekspozimi në diell, megjithatë, edhe disa ushqime të caktuara, si kosi, janë të pasura me këtë vitaminë shkruan Shëndeti.
Nga një filxhan kos mund të merrni 20% të vitaminës D të rekomanduar çdo ditë dhe 30% të kalciumit.
2. Qumështi
Ka një arsye përse posterat për qumështin kanë gjithmonë fëmijë: kjo lëndë ushqyese është më e rëndësishme për rritjen dhe forcimin e kockave të fëmijëve.
3. Djathi
Një tjetër produkt i qumështit është gjithashtu i pasur me kalcium. Vetëm 40 gramë djathë përmbajnë më shumë se 30% të sasisë së rekomanduar çdo ditë për kalciumin.
4. Sardelet

Këta peshq të vegjël kanë nivele të larta si të vitaminës D ashtu edhe të kalciumit.
5. Veza
Edhe pse vezët përmbajnë 6% të sasisë së rekomanduar çdo ditë për vitaminën D, janë një mënyrë e lehtë dhe e shpejtë për ta marrë atë.
6. Salmon
Salmoni njihet për përmbajtjen e lartë të acideve yndyrore omega 3, lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për zemrën, megjithatë 3 racione salmon përmbajnë më shumë se 100% të sasisë së vitaminës D të rekomanduar çdo ditë. Prandaj konsumoni sa më shumë salmon për zemrën dhe kockat.
7. Spinaq
Nuk e pëlqeni bulmetin? Spinaqi mund të jetë një zgjidhje e mirë për të marrë kalciumin. Një kupë me spinaq të gatuar përmban pothuajse 25% të sasisë së kalciumit të rekomanduar çdo ditë, plus fibër, hekur dhe vitaminë A.
8. Peshku tuna
Tuna, një tjetër peshk i yndyrshëm, është gjithashtu një burim i mirë i vitaminës D. 85 gramë peshk tuna përmbajnë 154 IU, ose rreth 39% të dozës së rekomanduar çdo ditë të vitaminës D.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb