Ju kujtohet Bjordi, ish-konkurrenti i Big Brother? Djali nga Vlora tashmë ka gjetur një të dashur të re. Në fakt, çifti ka disa muaj që është në një lidhje.
Vajza, edhe pse nuk është e famshme për publikun shqiptar është mjaft simpatike dhe e përkushtuar ndaj Bjordit. Ajo quhet Jona Spahiu dhe në Instagramin e saj fotot me Bjordin janë të shumta.
Por duket se edhe ish-banori i “Big Brother” është shumë i dashuruar. Të paktën kështu lë të kuptohet nga postimet e tij të rralla, teksa fotot me Jonën i shoqëron gjithmonë me zemra.
Ndërsa në një nga postimet ai ka bërë një dedikim për të dashurën e tij, për të cilën shkruar, “Falënderoj edhe dashurinë time Jona Spahiu, që është i vetmi njeri që më lë pa fjalë me durimin mbinjerëzor karshi meje dhe mbështetjen e pakushtëzuar për çdo ide timen”.
(er.cu/BalkanWeb)
