SHBA- Një dentist është arrestuar në Konektikat pasi akuzohet për vrasjen nga pakujdesia të një pacienteje, e cila humbi jetën pasi i kishte shkulur 20 dhëmbë. Dentisti Rashmi Patel u arrestua pak ditë më parë pasi është gjykuar përgjegjës për vdekjene e 64-vjeçares Judith Gan.

Patel, 45 vjeç u arrestua pothuajse një vit pas vdekjes së Gan në Qendrën Mjekësore Baystate në Springfield më 17 shkurt 2014. Pas hetimeve të gjata, ai është akuzuar edhe për prishjen e provave. Gruaja kishte shkuar tek dentisti për të hequr dhëmbët dhe për të kryer një impiant, por pati një ndalim të menjëhershëm të frymëmarrjes pas shkuljes së 20 dhëmbëve njëherësh. 64-vjeçarja u dërgua në spital, ku edhe ndërroi jetë më pas.

Patel raportohet se injoroi shenjat e përkeqësimit të shëndetit të pacientes gjatë kryerjes së procedurës. Madje thuhet se një asistent iu lut Patel për të ndaluar, por ai vijoi punën.

Gjatë procedurës, alarmi për rënien e oksigjenit ra disa herë dhe pacientja sipas dëshmitarëve ishte duke bërë zhurmë gurgullima para se ti ndalonte frymëmarrja.

Ndaj Rashmi Patel kishte pasur disa ankesa edhe para kësaj ngjarjeje nga pacientët që kishin kaluar probleme të shumta për shkak të punës së tij jo profesionale.

 

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: