“Është koha për të ndërtuar një tjetër plak bore”, një shprehje kjo e presidentit të kompanisë “Disney”, i cili ka konfirmuar vazhdimin e filmit të animuar “Frozen” ose “Mbretëreshës së dëborës”.

Vetë studioja e “Disney” e ka deklaruar se është duke përgatitur “Frozen 2” duke e shoqëruar njoftimin me fotot e dy motrave, Elsa dhe Anna me drerin Sven dhe Kristoff. Po ashtu bëhet e ditur se drejtorët e filmit të parë, Chris Buck dhe jennifer Lee janë kthyer. Vetë Lee shkruan në Twiterr: “Më në fund mund ta them: Frozen 2!”

aw

Filmi i animuar “Frozen”, pas shfaqjes në Japoni, ka thyer të gjitha rekordet dhe është bërë filmi i këtij lloji me fitimet më të mëdha në histori.

(ar.sh/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: