LONDER– Një 54-vjeçar nga Utah i SHBA-ve është një nga viktimat e sulmit që ndodhi dje në Londër, ku humbën jetën 4 persona.

Kurt Cochran, ishte bashkë me gruan e tij në një tur në Britaninë e Madhe për të festuar 25-vjetorin e martesës, ndërsa dy ditë më vonë kishin planifikuar që të ktheheshin në SHBA. Por tragjikisht bashkëjetesa e tyre u pre në mes. Burri vdiq dhe gruaja mbeti e plagosur rëndë si pasojë e sulmit terrorist. ‘Daily Mail’ shkruan se aktualisht Melissa Cochran, është e shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka thyer një këmbë dhe disa brinjë.

Lajmi i hidhur u konfirmua dhe nga familjarët e viktimës të cilët ishin të pikëlluar për ngjarjen, ndërsa në rrjetet sociale shkruanin se Kurt ishte një baba dhe burrë i mirë. I dyshuar kryesor për sulmin e djeshëm është Abu Izzadeen, një britanik me origjinë xhamajkane që prej 15 vjetësh është në krye të listës së personave më të rrezikshëm të Mbretërisë së Bashkuar. Dyshohet se Izzabeen shtypi me makinë këmbësoret në urën “Westminster Bridge”, duke vrarë 4 persona dhe plagosur 40 të tjerë. Ditën e sotme Shteti Islamik ISIS mori përsipër autorësinë e sulmit terrorist.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb