Në Shqipëri nuk ka qarkulluar shumë informacian ose nuk janë bërë publike, por të dashurat ose bashkëshortet e futbollistëve të kombëtares shpesh kanë zënë një vend të rëndësishëm në shtypin rozë të mediave italiane.

Pavarësisht kësaj një stimul më shumë për të besuarit e De Biazit, duke shtuar këtu edhe tifozërinë që pritet të jetë e shumtë në shkallët e stadiumit, janë të dashurat apo bashkëshortet e tyre të cilat nuk do e kursejnë mbështetjen në “Renzo Barbera”.
ansi agolli
Kapiteni ka në krah Rean e cila vetëm pak ditë më parë festoi ditëlindjen. Çiljeta është bërë së fundmi pjesë e bukurosheve të kombëtares pasi është në një lidhje me portierin Alban Hoxha.
alban hoxha e ciljeta
Bukuroshja e “Miss Shqipëria”, Florenca Lekstakaj njihet tashmë nga të gjithë si bashkëshortja e mbrojtësit Elseid Hysaj. Marrëdhënie mjaft e njohur është edhe ajo e Andi dhe Ornela Lilës. Odise Roshi gjithashtu me partneren e tij emri i së cilës mbetet mister.
liridon latifi e
Bjondja tepër e hijshme Genta, qëndron në krah të Liridon Latifit. Azdren Llullaku i cili është i martuar me rumunen Roxana e cila është shqiptarizuar së fundmi. Arlind Ajeti ka në krah bukuroshen Pranvera Krasniqi e ndërsa së fundmi edhe Sokol Cikalleshi ka zyrtarizuar martesën me korçaren Kornelia.
ajeti e pranvera
Ndërsa për Strakoshën, Veselin, Sadikun, Balajn apo Xhakën informacionet janë të pakta edhe pse flitet se janë në romancë.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb