Një nga meritat më të mëdha të De Biazit në krye të pankinës së Shqipërisë ishte se ai arriti të afrojë shumë futbollistë me origjinë shqiptare që më parë as që dihej se ekzistonin. Më pas të tjerë që nuk ishin zgjedhur nga shtet ku luanin, me bindjen e teknikut italian zgjodhën të përfaqësojnë kuqezinjtë.

Por ku kanë kaluar diçka më shumë se 5 vite, edhe të larguarit kanë kapur një shifër të konsiderueshme. Në kaq vite De Biazi ka bërë miq, por edhe shumë armiq.
Ujkani
I pari ishte Saimir Ujkani. Portieri i Pizës luajti titullar ndaj Islandës në humbjen 2-1 në Reikjavik, katër vite më parë, por De Biazi i besoi më pas Etrit Berishës. Nga ky moment, Ujkani zgjodhi të largohej, duke polemizuar me De Biazin. Tashmë portieri është kapiten i Kosovës.

Ndërkohë, një tjetër futbollist që nuk gjeti hapësira në epokën e italianit ishte Kristi Vangjeli. Nga një titullar i padiskutueshëm në mbrojtje, korçari u shpërfill nga De Biazi për shkak të një mosmarrëveshjeje në një prej seancave stërvitore.
Vangjeli
Një çështje që prodhoi polemika ishte edhe ajo e fantazistit Alban Meha. Fillimisht kosovari ishte titullar me De Biazin, por pas lënies në stol, lindi një konflikt dhe trajneri nuk e përtypi faktin që fantazisti i kërkoi llogari për mosaktivizimin. Nuk e grumbulloi më, derisa Meha zgjodhi të largohej te Kosova.
Meha-dhe-Rama-me-flamurin-kuqezi
E njëjta gjë edhe me mesfushorin Valdet Rama, i cili gjithashtu zgjodhi Kosovën në momentin që De Biazi i mbylli derën.
shala-rrahmani-rashica-470x305-470x305
Disi më ndryshe qëndron çështja e tre lojtarëve të lënë jashtë Europianit, si Herolind Shala, Amir Rrahmani dhe Milot Rashica. Edhe pse ishin në planet e De Biazit për eliminatoret e Botërorit, vendosën të lënë Shqipërinë për Kosovën.

Ndërsa Ergys Kaçe dhe Shkëlzen Gashi janë çështjet e muajve të fundit, me lojtarët që nuk po grumbullohen. Deklaratat e të parit nuk i kanë pëlqyer trajnerit, ndërsa i dyti po shijon suksesin në Amerikë.

Drejt krisjes me italianin janë edhe dy lojtarët që së fundmi u larguan nga grumbullimi i kombëtares para ndeshjes me Bosnjen, Xhaka dhe Abrashi. Sa shumë armiq.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb