FIFA-s do t’i kushtojë shtrenjtë dëmtimi horror i mbrojtësit irlandez, Seamus Coleman, i cili të premten theu këmbën në përballjen kundër Uellsit.
Ishte minuta e 69-të kur kundërshtari i Coleman, Teylor, bëri një ndërhyrje të pakujdesshme duke i shkaktuar një dëmtim horror futbollistit që pritet të qëndrojë larg fushave për më shumë se 6 muaj.
Ekipe të ndryshme kohë më parë u shprehën kundër eliminatoreve të kombëtareve për arsyen se lojtarët e tyre rrezikonin të dëmtoheshin. Për t’i qetësur disi ndërhyri FIFA e cila iu garantoi atyre se në një rast të ngjashëm, do ju merrte përsipër shpenzimet.
Për këtë arsye tabloidi britanik “the sun” shkruan se institucioni më i lartë i futbollit në botë do detyrohet t’i paguajë Everton shumën prej 50 mijë stërlinave në javë, me pak fjalë pagën e lojtarit.
Kjo zgjat deri në kohën kur ai të riaftësohet plotësisht nga dëmtimi.
(e.k/BalkanWeb)