VJENË- Këshilltari i Këshillit për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zhan Cigler vlerësoi në një intervistë për gazetën vjeneze “Kurir” se lufta e tretë botërore është në vijim. Ai tha se 54 milionë njerëz vitin e kaluar janë vrarë në luftë, kanë vdekur nga uria, uji i ndotur ose nga epidemitë e fituara. Ai thekson se jetojmë nën diktaturë botërore të kapitalit financiar global .
“Oligarkët e 500 kompanive më të mëdha kontrollojnë 52,8 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor botëror. Kjo është fuqi, të cilën nuk e ka asnjë mbret, perandor, papë. Koncernet nuk janë nën kontroll shtetëror dhe vijojnë vetëm një strategji maksimalizim të profitit. Ndërsa sot në SHBA miliarderët janë drejtpërdrejt në pushtet”, thotë Cigler.
Ai tha se krahas progresit parcial në uljen e viktimave të varfërisë edhe më tej prej 7,3 miliardë, një miliardë njerëz në mënyrë permanente i janë ekspozuar urisë, që është pasojë e siç thonë “rendit botëror kanibal”.
Lidhur me Donald Trump dhe paralajmërimet e tij për uljen e pjesëmarrjes në organizatat ndërkombëtare Cigler paralajmëroi se SHBA-ja është kontribuuesi më i madh në KB, me 26 për qind nga buxheti i përgjithshëm, gjegjësisht te misionet paqësore marrin pjesë me sigurimin e 60 për qind të mjeteve. “Nëse Trump e ul pjesëmarrjen financiare, KB-ja do të paralizohet”, tha Cigler.
(m.k/BalkanWeb)