NGA SONILA MUSAJ*
Ka vite që endet nëpër zyrat shtetërore për të kërkuar pensionin e tij të invaliditetit dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje. Hysen Balla është një qytetar nga Bulqiza i cili ka probleme me shikimin dhe ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin përkatës pranë zyrave të sigurimeve shoqërore Bulqizë në mënyrë që të marrë pensionin që i takon.

Vetë punonjësja e Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë pranon se dokumentacioni i z.Balla është në rregull dhe se e meriton pensionin.
Por është një komision që e vlerëson nëse personat që aplikojnë për pension e meritojnë ose jo. I kontaktuar në telefon nga emisioni “Kaktus” Kryetari i Komisionit Mjekësor të kempit në Dibër u shpreh se Z.Balla nuk ka pasur kurrë dosje, në një kohë që vetë punonjësit e sigurimeve shoqërorë Bulqizë thonë që është komisioni që nuk ia ka miratuar pensionin.
Vetë Z.Hysen Balla ia dërgoi të gjithë dokumentacionin përkatës kryetarit të komisionit mjekësor dhe ky i fundit pasi u njoh me dokumentacionin u shpreh i gatshëm që ta ndihmojë këtë qytetar në mënyrë që të marrë pensionin e merituar.
(m.k/BalkanWeb)
