Telenovela aq e njohur jo vetëm për publikun italian por edhe atë shqiptar, e shfaqur për herë të parë më 1 janar të vitit 2001 në Canale 5 dhe e transmetuar çdo ditë në një nga ekranet shqiptare, pas 14 vitesh ekzistencë nuk do të prodhojë më asnjë seri për shikuesit. Shpesh herë “100 vitrinat” është përdorur në zhargonin e përditshëm të shqiptarëve për të treguar diçka që nuk mbaron kurrë, por ja që edhe ajo e ka një limit.

Telenovelës i kanë mbetur 60 episode të xhiruara por të patransmetuara që ndoshta do të jepen gjatë sezonit veror. Producentët vendosën ta mbyllin pas rënies drastike të shikueshmërisë ndërsa shenjat e “lodhjes” u shfaqën kur telenovela kaloi nga Canale 5 në Rete 4. Por pas publikimit të lajmit se “100 vitrinat” do të mbyllet, kanë qenë të shumta komentet pro dhe kundër këtij vendimi.

 

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: