TIRANE – Mërgim Mavraj njihet si një ndër futbollistët më familjarë në kombëtaren shqiptare.
Futbollisti shqiptar ka marr pjesë në një emision gjerman për përgatitjen e ushqimit. Mbrojtësi ka pohuar se di të gatuajë fasule, por edhe ushqimin tradicional shqiptar, fli.
“Përveç pasulit di edhe fli me përgatit”, ka shkruar ndër të tjerash lojtari, i cili shihet në një foto të veshur me përparëse të kuzhinës me logon e skuadrës ku luan, Hamburg.
Ndryshe, lojtari është edhe një person i devotshëm i fesë islame ndërsa për shkak të një dëmtimi mundi të luante në ndeshjen e kuqezinjve kundër italianëve.
(er.cu/BalkanWeb)