Ngrënia e algave të detit, akullores dhe luleshtrydhes gjatë shtatzënisë mund të bëjë që fëmija juaj të jetë i mirë sidomos në drejtshkrim.

Sipas një studimi të ri, fëmijët e privuar nga jodi në barkun e nënës janë më keq në shkrim-lexim, sidomos në drejtshkrim.

Por mungesa e jodit nuk kishte efekt mbi aftësitë e matematikës tek fëmija, duke sugjeruar se mangësia ndikon në zhvillimin e shtigjeve të dëgjuarit dhe kujtesës së punës me të dëgjuar.

Shkencëtarët thonë se nënat shtatzëna mund të parandalojnë dëmtimin afatgjatë neurologjik duke marrë suplemente si pjesë e dietës së tyre të përditshme.

Jodi është i absorbueshëm nga ushqimi dhe luan një rol kyç në zhvillimin e trurit, por edhe një mangësi e butë gjatë shtatzënisë mund të dëmtojë zhvillimin e trurit të foshnjës, shkruan tg.

Disa ushqime të tjera që përmbajnë jodin janë edhe akullorja, veza, bifteku, molla, portokalli, kivi, rrushi, dredhëzat, mishi i qengjit etj.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: