Kandidati për president i Serbisë, Nenad Çanak gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka thënë se retorika aktuale politike në Serbi nuk dallon shumë nga ajo e Millosheviçit.
Ai premton se nëse zgjidhet në krye të shtetit serb do të nisë ndryshimin e kushtetutës, në të cilën Kosova nuk do të ishte e pranishme sepse, sipas tij, nuk është pjesë e Serbisë.
Çanak synon t’i japë autonomi Vojvodinës, Shumadisë dhe Sanxhakut.
“Është shumë e rëndësishme që të futet në kokën e njerëzve në Serbi se Kosova është e humbur për ta dhe kjo ka ndodhur për dy arsye. E para, për shkak të politikave të gabuara të shtetit serb ndaj shqiptarëve për vite me radhë dhe e dyta, sepse Serbia e ka humbur luftën më 1999-n”.
Madje sipas bashkëthemeluesit të partisë së qendrës së majtë, Liga e Social-Demokratëve të Vojvodinës, një ndër tri prioritetet e tij nëse do të zgjidhet president i Serbisë do të ishte ndryshimi i kushtetutës së shtetit serb, në të cilën Kosova nuk do të ishte pjesë e saj.
(m.a/BalkanWeb)