TIRANE-Në dëshminë e dhënë në Prokurori për çështjen “Doshi”, Edi Paloka ka thënë se për këtë çështje kishte marrë dijeni nga vëllai i Mhill Fufit.
Sipas Palokës, vëllai i deputetit Fufi është thirrur në takim nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në shtator të vitit 2014, shkruan sot ‘Panorama’.
Gjatë këtij takimi, sipas Palokës, Meta e ka njoftuar vëllain e Mhill Fufit për ekzistencën e një plani për vrasjen e Tom Doshit dhe deputetit të PD-së.
Gjithnjë referuar deklarimeve të Edi Palokës në Prokurori, në këtë takim Ilir Meta i kishte thënë vëllait të Mhill Fufit se vrasja ishte porositur nga kunati i ishkryeministrit Sali Berisha, me porosi për të destabilizuar situatën në vend.
Gjatë dëshmisë në Prokurori, Paloka ka sqaruar se në lidhje me këtë çështje ka njoftuar ishkryeministrin Sali Berisha rreth tre muaj para se çështja të bëhej publike.
(d.b/BalkanWeb)
