DURRES– Durrësi ishte destinacioni i radhës ku u mbajt konferenca për sensibilizimin kundër kultivimit të bimëve narkotike. Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike, Altin Qato, kërkoi bashkëpunim të policisë me pushtetin vendor kundër këtij fenomeni dhe apeloi për ndëshkim në rast se konstatohen policë të implikuar.

Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës, Perlat Cullaj pranoi se problem për kultivimin e kanabisit mbeten Kruja dhe Ishmi, teksa garantoi se do të kontrollohet me rigorozitet i gjithë territori dhe çdo serë ku dyshohet se mund të kultivohet kanabis.

Në takim, ku të pranishëm ishin drejtues të pushtetit vendor, u prezantua plani i Policisë së Shtetit “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike”.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb