Serbia zhvillon sot zgjedhjet presidenciale, ku kryeministri Aleksandar Vuçiç shihet si më i favorizuari dhe pritet të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve.
Më poshtë vijojnë shifra dhe fakte nga gjeopolitika e Serbisë:
SITUATA GJEOGRAFIKE: Serbia me një sipërfaqe prej 77 472 kilometrash katrorë kufizohet me Hungarinë në veri, Rumaninë dhe Bullgarinë në lindje, Kosovën dhe Maqedoninë në jug dhe me Malin e Zi, Kroacinë dhe Bosnje-Hercegovinën në perëndim.
KRYEQYTETI: Beogradi (1 639 121 banorë)
POPULLSIA: 7,12 milionë banorë. Një minoritet i madh hungarez jeton në Vojvodinë, në veri të Serbisë.
BESIMI FETAR: Pjesa më e madhe e serbëve janë të krishterë ortodoksë.
GJUHA ZYRTARE: Serbishtja
HISTORIA: Mbretëria e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, krijuar në vitin 1918, merr emrin Jugosllavi në vitin 1929. Pushtuar nga Gjermania në vitin 1941, Serbia bëhet në vitin 1946 një prej gjashtë republikave të Federatës jugosllave të krijuar nga Tito.
Pas vdekjes së tij, në vitin 1980, nacionalistët shpërbënë Federatën. Në muajin maj 1989, Slobodan Milosheviçi, në atë kohë numri dy i regjimit, zgjidhet president i Serbisë. Ai hoqi autonominë e Vojvodinës dhe Kosovës.
Pas shpërbërjes së federatës në vitin 1991-1992, Serbia formon me Malin e Zi, Republikën Federale të Jugosllavisë (RFY), më pas, në muajin shkurt 2003, Federatën Serbi-Mali i Zi, deri në kohën që Mali i Zi shpall me anë të referendumit pavarësinë në qershor 2006.
Kosova, deri në atë kohë provincë e Serbisë, shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Kjo pavarësi është njohur deri tani nga mbi 100 shtete dhe nga 22 nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Pas rrëzimit të Millosheviçit në vitin 2000, Sebia filloi tranzicionin drejt një shoqërie demokratike. Vendi mori statusin e kandidatit në BE në muajin mars 2012 pasi dorëzoi në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (TPIY) të gjithë të arratisurit e kërkuar për krime lufte dhe pas progreseve në përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën.
INSTITUCIONET: Demokraci parlamentare. Pas pavarësisë së Malit të Zi, parlamenti serb miratoi më 5 qershor 2006 një deklaratë duke e bërë shtetin serb pasardhës të RFJ.
Parlamenti me 250 deputetë dominohet nga një koalicion pro-evropian ku bën pjesë dhe Partia Socialiste e Serbisë, që ishte formacioni i Slobodan Milosheviçit.
EKONOMI: Ekonomia serbe është e bazuar në industri, bujqësi dhe shërbime. Ajo ndikohet ende nga konfliktet e viteve 90 dhe sanksionet ndërkombëtare kundër regjimit të Slobodan Millosheviçit. Gjendja aktuale e ekonomisë është e vështirë.
PRODHIMI I BRENDSHËM BRUTO: 38,4 miliardë dollarë.
PRODHIMI I BRENDSHËM BRUTO PËR BANOR: 5 270 dollarë për banor. Borxhi i jashtëm i Sebisë arriti në 24,1 miliardë euro në fund të vitit 2011.
MONEDHA: Dinari
FAQET E INTERNETIT: www.srbija.gov.rs (qeveria), www.predsednik.rs (presidenca).
(BalkanWeb)
