Letra e një ushtari amerikan që luftoi në luftën famëkeqe të Vietnamit, ku edhe humbi jetën, i është dorëzuar SHBA-ve nga autoritetet e Vietnamit pas 43 vjetësh. Ushtari Steve Flaherty, nga Karolina e Jugut, e kishte nisur këtë letër për nënën e tij nga froni i luftës, ku u vra në vitin 1969, por 4 dekada më vonë arriti në vendin e duhur dhe i është dorëzuar ministrit të Mbrojtjes të SHBA, Leon Panetta.

“Kjo luftë që po bëhet është e ndyrë, por shpresoj shumë që ju familja ime do ta kuptoni arsyen pse po bëjmë luftë”, shkruhet në letër.

20120604-170454-pic-797941040_c0-86-3000-1833_s400x233

Panetta e ka marrë letrën në fjalë në Hanoi, Vietnam, në emër të gruas që nuk jeton më, nënës së ushtarit Flaherty. Por pas gati një gjysmë shekulli, letra e fundit që vjen nga masakra njerëzore e ndodhur në Vietnam duket sikur i drejtohet gjithë amerikanëve apo gjithë njerëzimit, jo vetëm familjes së rreshterit Steve Flaherty, që nuk arriti ta merrte asnjëherë.

Ishin pikërisht ato dy fjalë: “dirty war” ose “luftë e ndyrë”, që e bëri letrën e tij simbolike për vietnamezët. Ata e përdorën shumë shpesh atë për propagandë antiamerikane, duke qenë se një ushtar amerikan akuzonte qeverinë e tij për një luftë të padrejtë ndaj Vietnamit.

(i.ç/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: