TIRANE – Koriandër ose cilantro, është një burim i mirë i fibrave, manganit, hekurit dhe magnezit. Përveç kësaj, gjethet e koriandrës janë të pasura në vitaminë C, K dhe proteina.

Ato përmbajnë gjithashtu sasi më të ulëta të kalciumit, fosforit, kaliumit, tiaminës dhe karotenes. Ja cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të barishtes së koriandrës:

Koriandra ul nivelet e kolesterolit të keq (LDL) dhe rrit ato të kolesterolit të mirë (HDL).
Një ushqim shumë i mirë për sistemin tretës, koriandra përmirëson funksionin e zorrëve dhe mëlçisë.
Koriandra është gjithashtu e mirë për pacientët që vuajnë nga diabeti. Ajo mund të stimulojë sekretimin e insulinës dhe ul nivelet e sheqerit në gjak.
Vitamina K tek koriandra mund të parandalojë gjithashtu sëmundjen e alcajmerit shkruan Shendeti.
Kjo barishte ka veti anti-inflamatore, prandaj është e mirë për sëmundjet që shkaktohen nga inflamacioni, si artriti.
Vetitë anti-septike të koriandrës ndihmojnë për të shëruar ulcerat në gojë.
Koriandra është gjithashtu e mirë edhe për sytë. Antioksiduesit te kjo barishte parandalojnë sëmundjet e syve.
Farat e koriandrës janë sidomos të mira gjatë ciklit menstrual.
Koriandra është e mirë edhe për sistemin nervor, pasi forcon kujtesën.
Personat që vuajnë nga anemia duhet ta përdorin më së shumti koriandrës, pasi përmban sasi të larta të hekurit.
(er.cuBalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb