Ky mund të quhet viti i Andrea Belotti-t pasi përveçse shkëlqimit në fushën e lojës, po përgatitet për një të tillë edhe jashtë saj. Në muajin qershor bomberi i Torinos dhe gazetarja sportive, Xhorxha Duro, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në altar!

Pas një kampionati për t’u vënë në kornizë sulmuesi, i cili tashmë ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh, do ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u martuar me bukuroshen e tij.
belotti-fidanzata
Për sa i përket zhvillimit të dasmës, çifti ka rënë dakord për ta zhvilluar ceremoninë në qytetin e Palermos, ku ata jo vetëm janë njohur, gjatë periudhës që Beloti hidhte hapat e parë të rëndësishëm në karrierë me ekipin sicilian, por njëkohësisht është edhe vendlindja e vajzës.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb