Liderët e partive rivale në Izrael u kanë bërë thirrje e fundit, votuesve, në ditën e fundit të fushatës para zgjedhjeve. Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu gjatë një fjalimi është përpjekur të rrisë mbështetjen e popullit ndaj tij.

Netanjahu përballet me një sfidë nga aleanca e qendrës së majtë, e cila ka premtuar se do të rregullojë marrëdhëniet me Palestinën dhe me komunitetin ndërkombëtar. Mediat e huaja bëjnë të ditur se zgjedhjet ka gjasa të ndiqen nga një periudhë e gjatë negociatash për formimin e koalicionit të ardhshëm qeverisës. Sipas sondazheve, ka mundësi që pjesën më të madhe të vendeve në parlament ta fitojë aleanca e qendrës së majtë, Kampi Zionist.

Megjithatë, sipas korrespondentit të BBC në Jeruzalem, mund të jetë ende e mundur që Netaniahu të formojë një qeveri koalicioni, edhe nëse partia e tij Likud nuk arrin të dalë në krye të zgjedhjeve. Ndërkaq, gjatë fjalimit të tij ai tha se është personi i vetëm që mund të garantojë sigurinë e vendit. Ai tha gjithashtu se nuk do të ketë shtet palestines nëse ai do të rizgjidhet kryeministër, duke përmendur rrezikun se territoret e lëna mënjanë mund të bien në duart ekstremistëve islamikë.

“Të gjithë ata që duan krijimin e një shteti palestinez dhe tërheqjen nga territoret, i bëjnë këto të fundit të pambrojtura ndaj sulmeve të ekstremistëve islamikë,” deklaroi Netanjahu.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: