TIRANË- Partia Socialiste ka zyrtarizuar sot kandidaturën për kreun e Bashkisë së Kavajës kur kanë ngelur rreth 4 javë nga zgjedhjet.

Burime zyrtare nga PS konfirmojnë se kandidat do të jetë Klodian Shehi aktualisht nënkryetar i Bashkisë së Kavajës, raporton “BalkanWeb”.

Zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë do të zhvillohen më 7 maj, pasi Elvis Rroshit iu hoq mandati nga KQZ në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.

Prej heqjes së mandatit të tij, Shehi ka drejtuar bashkinë e Kavajës. Shehi është me profesion ekonomist dhe një nga njerëzit e afërt të Elvis Rroshit.

Ai është kandidati i dytë i PS-së në Kavajë, pasi kandidatja e parë, Silvana Daja, bashkëshortja e kryetarit të PS në Kavajë u tërhoq nga kandidimi pas akuzave të opozitës për Gentian Dajën.

Shehi duket se ka marrë pëlqimet e strukturave drejtuese të PS-së, ndërkohë që zyrtarizmi i tij erdhi pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.
(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: