Fiorentina dhe Kei i kanë ftohur marrëdhëniet e tyre, ndryshe nga javët e tjera ku nuk e shtynin ditën pa biseduar bashkë, këtë javë e kanë nisur duke mbajtur distanca me njëri-tjetrin.

Kei ia bën të qartë këtë Fiorentinës, duke i thënë se nuk do t’i flasë asaj vetëm kur ajo do, e kjo e fundit i thotë se këtej e tutje nuk do kenë më komunikim më bashkë. Një pjesë të kësaj bisede, Fiorentina e diskuton me Sidritën, teksa janë duke rregulluar krevatin, xhelozi të cilën ajo e lidh me afrimin e saj dhe të Olsit me çiftin Ervin-Sidrita.

“Është bërë xheloze Kei. Pavarësisht se nuk e shpreh, kam arritur ta kuptoj”, i thotë Fiorentina. Mosbesimin e Sidritës për këtë xhelozi, Fiorentina e hedh poshtë duke shtuar “Po, se tha: Keni filluar s’më flisni ti me Olsin”.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: