TIRANË – Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një foto të qendrës së kryeqytetit tek Sheshi Skënderbej. Ai e ka postuar foton në faqen e tij në Facebook, duke krahasuar sheshin aktual me atë të vitit 2013 dhe preton se të gjithë do të ndihen krenarë për qendrën e Tiranës.

“MIRËMËNGJES
dhe me këtë imazh të Sheshit Skënderbej në 2013 dhe sot, ju uroj një ditë të mbarë me bindjen se edhe pak javë do të ndjeheni të gjithë krenarë, pa dallim bindjesh a simpatish politike, për qendrën e kryeqytetit tonë, shtruar me qilimin e gurëve nga të gjitha trojet shqiptare e nga krejt krahinat e Shqipërisë.

Ky shesh do të jetë kartvizita e bukur e Shqipërisë që duam!” shkruan Rama.

 (e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb