Ende nuk dihet qartësisht se kush i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në Izrael, pasi sipas eksit pollove rezulton se dy partitë kryesore, ajo qeverisëse Likud dhe ajo pozitare Kampi Zionist kanë fituar nga 27 vende në parlament.

Të dyja partive iu duhet mbështetje nga partitë e tjera për të krijuar koalicionin qeverisës. Megjithatë rezultatet përfundimtare pritet të dalin të mërkurën dhe kur të bëhen të ditura, presidenti i Izraelit do t’i japë detyrën një lideri partie, për të cilën ai mendon se ka shancin më të madh për të formuar një koalicion.

Kryeministri i izraelit, Benjamin Netaniahu, mund të shndërrohet në kryeministrin që ka qëndruar më gjatë në pushtet, nëse do të arrijë të sigurojë një mandat të katërt.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: