SHBA-Një veteran i forcave ajrore amerikane është akuzuar se po përpiqej të jepte materiale në ndihmë të grupit militant Shtetit Islamik.
Në një deklaratë të Departamentit të Djretësisë tha se një juri akuzoi gjithashtu Tairod Nathan Webster Pugh për pengim të drejtësisë.

Në deklaratën e sotme citohet prokurorja federale Loretta Lynch të ketë thënë, “lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara, Pugh dyshohet se tradhëtoi vendin dhe u përpoq të udhëtonte në Siri për t’u bashkuar me një organizatë terroriste.”

Pugh dyshohet se u përpoq të bashkohej me Shtetin Islamik në fillim të vitit, disa javë pasi u pushua nga puna si një mekanik avionësh në Lindjen e Mesme. Ai njoftohet të ketë shërbyer në forcën ajrore amerikane si specialist i sistemeve të fluturimit, dhe më pas për kompani private..
Pugh përballet me deri në 35 vjet burg në se gjendet fajtor.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: