Nuk janë të paktë këngëtarët shqiptarë që kanë bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës botërore. Këngëtari shqiptar, Ardian Bujupi ka publikuar projektin e ri muzikor,  Kiss Kiss në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Mohombi. Këtë herë, 25-vjecari ka zgjedhur të sjellë një hit, të ngjashëm me atë të këngëtarit turk, Tarkan.

Ai ka arritur ti japë rrymë rap-i duke përfshirë reperin amerikan, Big Ali. Pritet që ky të jetë suksesi i rradhës i Ardianit, i cili është rritur në Gjermani dhe po vazhdon karrierën e tij muzikore atje.

 (BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb