Mot i keq ka përfshirë një pjesë të mirë të Ballkanit me reshje dëbore në Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci.
Dëbora që dje ka rënë në Bosnjë e Hercegovinë, ka shkaktuar probleme në trafik. Për shkak të dëborës, është vështirësuar trafiku në shumë rrugë të Bosnjë-Hercegovinës, sidomos në zonat malore ku rreziku ka qenë i madh për rrëshqitje dheu.
Reshje borë janë shënuar edhe në Sarajevë. Meteorologët kanë parashikuar reshje shiu dëbore e rënie të mëtejshme të temperaturave.
Në Kroaci, veçanërisht në zonat bregdetare, po bën mot me stuhi e shi, ndërsa në zonat malore edhe në këtë vend ka pasur reshje dëbore.
Në Serbi është parashikuar vazhdimi i mëtejshëm i reshjeve të shiut. Vendi ka ndërmarrë masa për mbrojtje nga vërshimet nga lumenjtë e mbushur me ujë. reshjet e shiut, dhe herë pas here edhe me dëborë, po vazhdojnë edhe sot në këtë vend.
(el.sp/BalkanWeb)
