LIBRAZHD– Kur të gjithë presin pranverën dhe temperaturat e larta, ato që quhen “plakat e prillit”, po sjellin edhe luhatje të ndjeshme të temperaturave.

Për pasojë, në zonat malore të Librazhdit kanë rënë edhe flokë dëbore, aspak normale për periudhën kohore, por edhe mjaft të dëmshme për bujqësinë.

Dëbora ka zbardhur pikën turistike të Fushë Studenit, si edhe Parkun Kombëtar të Shebenik Jabllanicës.

Ndonëse dëbora e rënë dy ditë më parë shkriu pas rritjes së lehtë të temperaturave ditën e djeshme, sot rifilluan reshjet e dëborës në Fushë-Studen.

Edhe në zonat e tjera malore të vendit ka patur reshje dëbore, ndërsa shirat kanë qenë të pranishëm në zonat e ulëta dhe bregdetare.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: