UASHINGTON – Pas një vargu dështimesh të turpshme në fushën e sigurisë, Shërbimi Sekret i ka kërkuar Kongresit, 8 milionë USD për të ndërtuar një kopje të Shtëpisë së Bardhë për të trajnuar më mirë agjentët e vet.

Drejtori i Shërbimit Sekret, Joseph Clancy, e paraqiti idenë para një nënkomiteti për ndarjet buxhetore. Sipas tij, agjentët janë trajnuar në një vend parkingu në Beltsville, rreth 20 milje larg Shtëpisë së Bardhë, që nuk është i mjaftueshëm. Aty nuk ka struktura, nuk ka ndriçim, nuk ka mjete ndihmëse për të simuluar situatat. Mirëpo kërkesa e tij u pa me skepticizëm nga ligjvënësit dje.

“Ju doni të ndërtoni një kopje të Shtëpisë së Bardhë 8 milionë USD vetëm për trajnim? – pyeti deputeti Henri Cuellar. – Jam i shqetësuar për këtë. Jo se nuk dua ta mbështes, por më shqetësojnë 8 milionë USD vetëm për kopjen e saj.”

Në fakt, drejtuesit e Shërbimit Sekret kanë pasur një marrëdhënie gjithnjë e më kundërshtuese me Kongresin kohët e fundit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb