Në ‘Shangai Auto Show 2017’ është prezantuar Land Wind që ka ngjashmëri të madhe me veturën britanike Land Rover.
Modeli Evoque është imituar deri në detaje, megjithëse materiali i përdorur dhe përfundimet, nuk janë të njëjta me origjinalin, shkruan tg.
Por, njohësit e automobilizmit konsiderojnë se është bërë përpjekje e madhe, ndërsa me çmimin prej 20.000 dollarëve mund të jetë mjaft e kërkuar në treg.
Në anën tjetër, në Kinë po vazhdojnë të kopjohen në masë të madhe veturat e Jeep dhe Porsche, por askush nuk po e ndalon këtë aktivitet.
(m.k/BalkanWeb)