VLORË- Policia e Vlorës arreston tre persona për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” në bashkëpunim.

Në pranga kanë rënë Albano Lutfi Xhaferi, 29 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë; Petraq Luftar Hoxhaj, 18 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim” ,Vlorë dhe Bledar Lavdosh Kapaj (Rrokaj), 35 vjeç banues në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi më datë 18.03.2015 rreth orës 23:30 në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hedhur brenda mureve rrethues të Paraburgumit Vlorë një bidon plastik brenda të cilit kishte një aparat celular me kartë Sim, si dhe një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa. Dyshohet se këto sende ishin destinuar për persona që vuajnë dënimin brenda Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Vlorë (paraburgimit) Vlorë.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: