Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar protestën e sotme të opozitës duke vënë në dijeni faktin se ajo u zhvillua pa incidente. “Associated Press” shkruan se mbështetësit e opozitës shqiptare bllokuan 5 kryqëzime kombëtare sot për një orë, ndërsa citohet deklarata e kryetarit Basha se protesta ishte kundër trafikut të drogës, krimit, trafikut të votave, kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.

mediat nderkombetare foto 3

Mediat vënë në duke edhe faktin se protesta i paraprin ardhjes së negociatorëve të Parlamentit Europian në përpjekje për të ndërmjetësuar mes qeverisë dhe opozitës. Kjo e fundit nuk pranon të negociojë nëse Rama nuk jep dorëheqje dhe t’i hapë rrugë qeverisë teknike.

“Balkaninsight” duke iu referuar burimeve nga PD, shkruan se opozita po përgatitet për një protestë më të madhe në 7 maj në Kavajë ku do zgjidhet kryebashkiaku i ri.

mediat nderkombetare-foto 1

balkaninsight

“Birn” shkruan më tej se, përshkallëzimi i planifikuar i protestave mund të pengojë çdo mundësi kompromisi. Kriza shihet me shqetësim në Bruksel sepse po pengon zbatimin e reformave të rëndësishme gjyqësore, faza e parë e së cilës përfshin verifikimin e rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve. Lajmi është pasqyruar dhe në “Fox News” dhe “Daily Mail”.

Fox

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb