Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara i ka dhënë fund lidhjes me të fejuarin e saj biznesmen, Edi Ismaili. Një nga çiftet më të përfolura kohët e fundit i kanë dhënë fund historisë së tyre rreh 1 muaj pasi u fejuan me ceremoni.

Në profilet e rrjeteve sociale, Marina dhe Edi kanë fshirë të gjitha fotot ku kishin dalë bashkë, ndërsa si për të mos mjaftuar kjo kanë kthyer edhe statusin e tyre në “single”, çka do të thotë se ata nuk janë më bashkë dhe janë të hapur për lidhje të reja.

Vetë Marina Fara nuk ka pohuar apo mohuar lajmin, por duket se nuk i ka pëlqyer vëmendja që i kanë kushtuar. Ajo ka ironizuar përmes një video në Instagram.

“Mirëmëngjes! Të gjithë ju që merreni me punët e mia, sot kaloni nga zyrat, kanë dalë rrogat”, – thotë Marina në video.

???Zyrat ndodhen te 15 kateshi kati 16 ?..I believe I can fly???I believe I can touch the sky✌️

A post shared by Marina Fara ? (@i_am_marinafara) on


(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: