TIRANE- Ambasadorët e SHBA dhe BE në vendin tonë kanë thirrur sot partitë e vogla në një tryezë diskutimi për të gjetur rrugën për daljen nga kriza politike. Në takimin 60-minutësh krerët e partive të vogla biseduan me ambasadorët Lu, Vlahutin dhe Borchardt.

Mësohet se pjesa më e madhe e partive të vogla në vendin tonë, në këtë takim përfaqësuan nga kryetarët e tyre. Ndërsa nga Partia Republika në takim nuk merrte pjesë Fatmr Mediu, por Arian Madhi.

Sakaq, PDIU përfaqësohej nga deputetja Mesila Doda, dhe jo nga kryetari Shpëtim Idrizi.

Mesila Doda duke dalë 10 minuta përpara përfundimit të mbledhjes tha për mediat se pata një bisedë jo të mirë me ambasadorin e OSBE/ODHIR.

“Anëtarët e opozitës ngritën shqetësimet e tyre dhe më pas unë pata një bisedë jo shumë miqësore me ambasadorin e OSBE, i cili ka deklaruar se mos pjesëmarrje e opozitës do të jetë një problem, por do të jetë një fjali në raportin e OSBE/ODIHR, ndërsa ndryshimi i Kodit dhe kërkesa për të dhënë më shumë transparencë, administrim dhe numërim të gjitha partive parlamentare në zgjedhje, ky po do të ishte një problem shumë i madh dhe ODIHR këtë nuk do ta lejonte. Kinezërira të tilla mendoj se nuk e ndihmojnë procesin dhe na përjashtojnë edhe ne të tjerëve nga ky proces. Ose të gjithë palët do jenë kontrollues të sistemit, ose këta zotërinj që marrin rrogën këtu në Shqipëri do të duhet të kuptojnë shumë mirë që ky vend nuk mund të kthehet më në diktaturë”,- tha deputetja.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb