MAQEDONI- Ziadin Sela është lënduar rëndë gjatë kaosit në Kuvendin e Maqedonisë mbrëmë ku një grup i madh protestuesish hynë me dhunë në Parlament dhe sulmuan deputetët e LSDM-së dhe të partive shqiptare. Ndërsa Sela vijon të qendrojë në spital, mediat kanë publikuar pamje të reja të dhunës ndaj tij.

Në një video të publikuar shihet se si janë sulmuar deputetët e shumicës së re parlamentare, në mesin e tyre edhe deputeti i “Aleancës për shqiptarët”, Ziadin Sela i cili ka pësuar lëndime të rënda.

Sela duket në këmbë dhe mban dorën me kokë në video, ndërsa pas këtij momenti dhuna u shtua derisa e tërhoqën zvarrë të gjakosur.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: