TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka komentuar sot Analizën e Fondit të Sigurimeve të mbajtur dje, ndërsa shkruan se në këtë analizë nuk u tha asgjë e re. Shehu shton se në këtë analizë edhe mjekët po tentohen të komandohen nga politika.

“Asgjë të re nga analiza vjetore e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dje. Asnjë fjalë për rrugët e rritjes së financimeve për shëndetësinë. Nuk u tha asgjë as për “Shëndetësinë Falas”!!!! Asgjë për decentralizimin e institucioneve shëndetësore.
U kërkua të kalohej përsëri përgjegjësia e prapambetjes së Sistemit Shëndetësor mbi personelin mjekësor, kryesisht mbi mjekët.
Në fakt po tentohet të “komandohet” mjeku nga politika edhe për përmbajtjen e recetës që lëshon.
Kështu kërkohet të ulen kostot!? Kjo është shëndetësia falas!!! Absurde kjo!!!”, thotë Shehu.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: