TIRANE-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku një person është shtrirë në mes të rrugës dhe nuk është ngritur prej andej, deri sa ka mbërritur policia.

Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi të çuditshëm, por burri i ka dalë përpara një kamioni, duke ngrirë kështu për disa minuta trafikun në zonën e Doganës në kryeqytet.

Siç mund ta shikoni edhe nga pamjet e JOQ një polic ndodhet në vendngjarje dhe në fund vjen edhe një makinë e forcave blu, e cila shoqëron personin për në komisariat.

Të gjithë njerëzit e shikojnë të habitur dhe nuk kuptojnë se çfarë është duke ndodhur. Ndoshta po proteston në mënyrë të veçantë, ose ndoshta është thjeshtë një i sëmurë mendor. Policia ende nuk ka dhënë detaje për ngjarjen.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: