TIRANË- Me sa duket Ilir Meta, Presidenti i zgjedhur do ta ruajë devizën e tij të qetësisë dhe dashurisë dhe do të jetë deri në fund këmbëngulës për dialog.

Një dolli me deputetin më të vjetër të parlamentit shqiptar Namik Dokle dhe deputeten veterane të PS-së Arta Dade e tregon më së miri. Të dy deputetët janë lënë jashtë nga listat e PS-së të kandidatëve për deputetë, e për këtë pati edhe një reagim nga Dokle. Ndërsa Dade u përfol si një kandidate e mundshme e Metës, pra një “ish-rivale” por që gjithmonë ka qenë e vlerësuar prej tij si politikane.

Në foto të tre politikanët duken shumë të qeshur dhe të relaksuar, ndërsa kanë mbyllur edhe legjislaturën e tetë parlamentare. Kujtojmë se Meta dhe dy miqtë e tij Arta Dada dhe Namik Dokle, kanë qenë bashkëpunëtorë të afërt në Partinë Socialiste, deri ditën kur Meta vijoni rrugëtimin e tij politik me krijimin e LSI-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: