Të kesh një baba të famshëm mund të jetë një ndihmë e madhe, por në të njëjtën kohë krijon jo pak probleme.

E di mirë këtë Romina Carrisi Power, vajza e këngëtarëve Al Bano dhe Romina, që për revistën ‘Gente’ ka rrëfyer se ka qenë e varur nga droga dhe alkooli në të kaluarën.

‘Kjo gjë ndodhi pas eksperiencës sime në ‘Ishulli i të Famshmëve’, në 2005, pikërisht në këtë periudhë fillova të përdor substanca të ndaluara’, tregon Romina.
‘Ishte një periudhë shumë e trazuar për mua dhe motivi ishte sepse u bëra shumë e famshme në këtë periudhë. Njerëzit me njihnin, jo për atë që unë kisha bërë, por vetëm sepse unë isha vajza e dikujt’.

Vajza e Al Bano dhe Rominës ndër vite arriti të tregojë identitetin e saj dhe të dalë jashtë hijes së prindërve të saj. Në këto ditë në galerinë e arteve bashkëkohore të Milanos ajo ka hapur një ekspozite fotografike të titulluar ‘Stanza’, ‘Dhoma’.

Në fotot bardhë e zi Romina shfaqet pothuajse e zhveshur.’Desha të tregojë në këtë mënyrë periudhën time të errët’. Një pjesë të jetës së saj ajo e ka hedhur pas krahëve, ditën kur vendosi të dizintoksikohet në Los Angeles.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb