Ish-kryeministri, Sali Berisha në një intervistë të dhënë për emisionin “Kjo Javë” të gazetares, Nisida Tufa në “News 24” i ka dhënë sot përgjigje pyetjes se sa ndikon ai në vendimmarrjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Të përqëndrohemi pak tek kriza, kanë dështuar disa negociata. Të përqëndrohemi pak tek PD. Çfarë bisedoni me Bashën, çfarë e këshilloni?
Zotin Basha por dhe çdo eksponent tjetër të PD dhe jo të PD që vjen në këtë zyrë, unë e këshilloj ato që më pyet. Nëse kërkon nje këshillë timen për një problem te caktuar, unë ia shpreh siç e mendoj, por situata është jashtëzakonisht kritike dhe kjo situatë ka një përgjegjës absolut dhe ky përgjegjës është kryeministri i vendit.

Gjithmonë ka pasur zëra se ju ndikoni në vendimmarrjet e zotit Basha. A qëndron kjo?
E vërteta është se unë më shumë ndikoj në vendimmarrjet e Edi Ramës se të Lulzim Bashës, pasi më shumë ai lexon “Facebook”-un tim se sa Facebookun e tij që ia mbajnë të tjerët, dersa shkruan dhe me pseudonime aty, harron që unë ia njoh stilin.

A ka pasur momente dobësie të zotit Basha për të dalë nga çadra? A është konsultuar ai me ju për këtë?
Unë nuk kam konstatuar në asnjë moment nga zoti Basha dhe nga askush tjetër, as nga drejtuesit e partive opozitare, që të ketë qoftë edhe shmangjen më të vogël nga qëllimi madhor që kanë: rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Çadra e Lirisë u shndërrua në një institucion të paprecedent në historinë e vendit. Një proteste shëmbullore, paqësore, e një proteste e cila nuk tundi flamurin e grevës së urisë paçka se hanin gjithë natën, por e një sakrifice që bëhet, duke qëndruar me tre turne, duke ardhur nga e gjithë Shqipëria për të shprehur kërkesën legjitime të shqiptarëve: të votojmë të lirë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb