KUKËS-Një 25-vjeçar kosovar ka rënë në pranga në Morinë, pasi ishte shpallur në kërkim nga ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicer. Burime zyrtare nga policia e Kukësit bënë me dije se në pranga ra Benjamin A., banues në Kunushec të Kosovës.

I riu u kap në hyrje të pikës Kufitare të Morinës, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi “shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar”.

Gjykata e Supreme e Kantonit të Solothurn të Zvicrës, më datë 20.03.2017, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me armë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: