Nuk është aspak çudi që skuadra e Bolonjës kërkon me ngulm të mbajë Ledian Memushajn në Serinë A edhe në edicionin e ardhshëm. Statistikat e këtij sezoni, tregojnë se mesfushori shqiptar është mes 10 lojtarëve më të mirë të elitës së futbollit italian sa i përket rikuperimit të topit.

Mesfushori shqiptar shquhet si një ndër lojtarët më luftarake dhe falë aftësisë që ka për t’u rrëmbyer topin kundërshtarëve, shihet si një element i rëndësishëm, pasi falë saj i mundëson skuadrës që të nisë kundërsulme të shpejta.

Për këtë aftësi, trajneri i Bolonjës, Roberto Donadoni, i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të investojnë në merkaton e verës për të mbajtur Memushajn në Serinë A, edhe pse ai është kapiteni i Peskarës dhe do të ishte parimisht dakord që të vazhdonte të luante te kjo skuadër edhe në Serinë B.

memushaj

Renditja e 10 lojtarëve më të mirë në rikuperimin e topit në Serinë A
1) Lukas Torreira (Sampdoria) 124

2) Miranda (Inter) 121

3) Lukas Bilja (Lacio) 120

4) Felipe Anderson (Lacio) 117

5) Armando Izo (Xhenoa) 115

6) Ivan Radovanoviç (Kievo Verona) 112

7) Panaiotis Taktsidis (Kaljari) 111

8) Emil Hallfredson (Udineze) 109

9) Asan Diuse (Empoli) 107

10) Ledian Memushaj (Peskara) 107/panoramasport

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: