NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

500 gr njoki
400 gr pure domate
100 ml pana
1 thelpi hudhër
150 gr gorgonxola
Kripë, piper i zi, pak sheqer
1 lgj uthull e bardhë
300 gr spinaq
1 qepë e vogël
30 gr gjalpë
Përgatitja
Vendosim në zjarr tiganin me pure domate, pana dhe një thelpi hudhër të shtypur pak. E lemë salcën të ziejë për 10 minuta, më pas e largojmë hudhrën nga salca dhe shtojmë 50 gr djath gorgonxola të thërrmuar, pak sheqer, kripë, piper të zi dhe një lugë uthull. E trazojmë mirë salcën dhe fikim zjarrin.

Në një tenxhere me ujë të vluar me kripë vendosim njokit dhe i lemë të ziejnë derisa ato të dalin në sipërfaqe të ujit.

Ndërkohë në një tigan shkrijmë pak gjalpë dhe kaurdisim një qepë të vogël derisa të zverdhet pak. Shtojmë më pas njokit dhe vazhdojmë skuqjen lehtë duke shtuar në fund gjethet e spinaqit. I trazojmë derisa spinaqi të ule volumin dhe e shërbejmë gatimin menjeherë të ngrohtë duke hedhur fillimisht në një pjatë salcën e domates (sa të mbulojë pak sipërfaqen e pjatës), njokit me spinaq dhe pak kubikë djathi gorgonxola.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb