TIRANE- Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, komuniteti i Lesbikeve, Gay, Biseksualëve dhe Transeksualëve kanë nisur sot rreth orës 10:00 paradën me biçikleta, pavarësisht se pak orë më vonë opozita kishte njoftuar mbajtjen e një proteste në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Parada nisi nga Pallati i Kongreseve, ndërsa pjesëmarrësit pedaluan në bulevard dhe u kthyen majtas në rrugën “Ismail Qemali”, për t’u futur në zonën e ish-Bllokut, tek rruga “Ibrahim Rugova” dhe ashtu siç ishte parashikuar vijoi përgjatë lumit të Lanës, tek ura në shkollën “Vasil Shanto” dhe mandej përsëri përgjatë Lanës.

NIS PARADA E LGBT

Më herët, aktivistët LGBTI kishin marrë garancinë direkte nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha se nga ana e mbështetësve të opozitës nuk do të kishte asnjë incident apo kërcënim për mbarëvajtjen e sigurt të këtij aktiviteti.

NIS PROTESTAE E LGBT

Në këtë paradë morën pjesë aktivistë LGBTI nga i gjithë rajoni, mbështetës, aktivistë dhe pjesëtarë të komunitetit LGBTI nga Shqipëria, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri. Policia kishte marrë masa për sigurimin e paradës së komunitetit LGBT, duke shmangur kalimin para çadrës para kryeministrisë.

NIS PARADA E LGBT 2
(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb