TIRANË- 10 qytetarë, pedagogë e studentë do të ngjiten në podiumin e ngritur para kryeministrisë. Deri më tani kanë folur pedagogë e studentë dhe kanë bërë thirrje që shqiptarët të marrin në dorë fatin e tyre.
“Të mos presim asgjë më shumë, të marrim në dorë fatin tonë. Rikuperimi nuk ka për të ardhur nga Amerika e ShBA, kërkojeni brenda vetes”,- tha një studente.
“Nuk kemi çfarë të humbim në një vend ku na i kanë marrë të gjitha”,- tha një tjetër.
Mësohet se i fundit që do mbyllë fjalimet do jetë kryedemokrati Lulzim Basha, që pritet të tregojë edhe fatin që do ketë protesta.
(m.a/BalkanWeb)
