Tifozët e Interit kishin lajmëruar për një bojkot në ndeshjen ndaj Sasuolos dhe kështu ndodhi. Pas koreve dhe protestave për 20 minuta, “Curva Nord” ka braktisur stadiumin.
“Meqenëse mbështetjen tonë nuk e meritoni, sot ju përshëndesim dhe po shkojmë të hamë” -ishte baneri i tifozëve, shkruan Panorama Sport.
Interi e ka mbyllur në disavantazh pjesën e parë ndaj Sasuolos. Golin për miqtë e shënoi Iemelo në minutën e 36-t.