FUSHË-KRUJË- Një fëmijë ka humbur jetën ditën e sotme pasi ka rënë në një gropë gëlqereje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Grumbullimi” të Fushë-Krujës, ku 7-vjeçari E.Teta duke luajtur, nga pakujdesia ka rënë në gropën e gëlqeres të hapur nga babai i tij pranë pallatit ku banon familja, që ishte lënë e pambuluar.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, i mituri ka gjetur vdekjen pak minuta më pas. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, por paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë për veprimet hetimore dhe ndjekje të mëtejshme.
(m.k/BalkanWeb)